Hashim Thaçi për herë të dytë para gjykatës speciale

0

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të paraqitet sot për herë të dytë para Gjykatës Speciale në Hagë.

Njoftimi është komunikuar nga Dhomat e Specializuara, dhe pritet që seanca të fillojë në orën 11:00.

Thaçit iu konfirmua aktakuza më 5 nëntor i cili po atë ditë u arrestua dhe u dërgua në objektin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ndërsa më 9 nëntor Thaçi u paraqit për herë të parë në gjyqin e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, ku u deklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të ngritur nga Dhomat e Specializuara.

Pala mbrojtëse tha se do të dorëzojë kërkesën për lirimin e përkohshëm të Thaçit, shkruajnë mediat në Kosovë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu