Adriatik Llalla merret si i pandehur nga Gjykata e Posaçme

0

Gjykata e Posaçme ka marrë si të pandehur ish-prokurorin, Adriatik Lalla, pasi nuk ka deklaruar të hollat në kufi.
Gjykata vendosi kalimin në gjyq për akuzën sipas nenit 257/a/2, të kryer tri here.
Po ashtu Gjykata ka hequr sekuestron ndaj pasurive që i ishin sekuestruar.
Me akuzën e ngritur nga Prokuroria ish-Kryeprokuri rrezikon të dënohet me gjobë deri në tri vite burg.
Kujtojmë se pak kohë më parë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë përfundoi hetimet paraprake për proçedimin penal Nr.65, viti 2019, në ngarkim të Adriatik Llallës, me funksion ish – Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë.
Në përfundim të hetimeve paraprake, pasi janë kryer të gjitha veprimet e mundshme dhe të nevojshme hetimore, pasi janë vlerësuar të gjitha provat e administruara gjatë hetimeve, Llalla është marrë i pandehur dhe i është njoftuar akuza për kryerjen e veprës penale:
“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tre herë, të parashikuar nga neni 257/a, paragrafi (2) i Kodit Penal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu