Shefi i Urgjencës Skënder Brataj, jep ‘mundësitë’: Ose kufizim oraresh, ose mbyllje për disa javë!

0

Skënder Brataj, shefi i Urgjencës, foli sot për situatën e pandemisë së koronavirusit në Shqipëri. Përsa i përket masave, ai tha se vendi mund të ketë kufizim oraresh ose mund të mbyllet në fundjavë, nëse vazhdohet me këto shifra, duke iu referuar kështu vendeve të tjera, edhe pse nuk dha shembuj. Ndër të tjera ai theksoi se mund të ketë më shumë të shtruar në spitale, por nuk theksoi nëse ka kapacitete mjaftueshëm.

Ai u shpreh:

Do të kalojmë ose në kufizim oraresh, mbyllje fundjavash ose në mbyllje për disa javë sic po e bënë bota, por që nuk e kemi marrë në konsideratë. Duhet të ruajmë një ekuilibër. Këto numra që shohim sot, mbas tre javësh do të kemi më shumë pacientë në spitale. Ndaj nuk duhet të gjendemi të papërgatitur. Kemi nevojë për qytetarët, për zbatimin e masave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu