Humb jetën në moshë të re nga Covid-19 efektivi i policisë në Elbasan (Emri)

0

Humb jetën nga koronavirus një efektiv i policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasani. Burime zyrtare konfirmuan se Inspektor Banush Ferhati, 57 vjeç mëngjesin e kësaj të diele ndërroi jetë në Spitalin “Shefqet Ndroqi” ku ishte shtruar në mesjavë. Ferhati ishte baba i tre fêmijëve dhe kishte 23 vite punë në polici.

Ndërkohë një ditë më parë ndërroi jetë si pasojë e koronavirusit edhe një mjek tjetër. Bëhet fjalë për mjekun Ferdinand Shkrepa 68 vjeç nga Elbasani, i cili ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv në Tiranë. 68 vjeçari kishte një javë që ishte konfirmuar pozitiv me koronavirus, por që nuk ka mundur që të fitojë këtë betejë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu