Një i ri nga Lluka e Epërme e Deçanit bashkë me vajzën e tij 6-muajshe kanë humbur jetën në një aksident që ka ndodhur në Gjermani. Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. Ky i fudnit, ka shprehur ngushëllime familjes Muçaj dhe gjithë qytetarëve të Deçanit për këtë humbje.
Më konkretisht, ky i fundit tha se:
“Tronditës lajmi i ndarjes nga jeta e të riut nga Lluka e Epërme, Elvis (Agim) Muçaj dhe vajzës së tij Luana 6 muajshe, në aksidentin që ndodhi mbrëmë në Gjermani. Ngushëllime më të sinqerta familjes Muçaj, bashkëfashtarëve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit”.