Aksident tragjik në Gjermani/ Ndërron jetë i riu shqiptar dhe vajza e tij 6-muajshe

0

Një i ri nga Lluka e Epërme e Deçanit bashkë me vajzën e tij 6-muajshe kanë humbur jetën në një aksident që ka ndodhur në Gjermani. Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. Ky i fudnit, ka shprehur ngushëllime familjes Muçaj dhe gjithë qytetarëve të Deçanit për këtë humbje.

Më konkretisht, ky i fundit tha se:

“Tronditës lajmi i ndarjes nga jeta e të riut nga Lluka e Epërme, Elvis (Agim) Muçaj dhe vajzës së tij Luana 6 muajshe, në aksidentin që ndodhi mbrëmë në Gjermani. Ngushëllime më të sinqerta familjes Muçaj, bashkëfashtarëve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu