Aksident në seri, përplasen tre automjete në Elbasan.
Një aksident ku janë përfshirë 3 makina ka ndodhur sot në qytetin e Elbasanit. 3 makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe njëra prej tyre ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Nga ky aksident ka mbetur i plagosur një shtetas i cili është dërguar në spitalin e Elbasanit.
Në aksident është përfshirë mjeti Mercedez Benz A Class i cili ka rënë ne kanal, një Opel Astra dhe një Mercedes Benz C Class.
Mendohet se shkak i aksidentit ka qenë moti me lagështirë.