Aksident në seri në Elbasan/ Përplasen 3 makina, njëra bie në kanal (Foto)

0

Aksident në seri, përplasen tre automjete në Elbasan.

Një aksident ku janë përfshirë 3 makina ka ndodhur sot në qytetin e Elbasanit. 3 makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe njëra prej tyre ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Nga ky aksident ka mbetur i plagosur një shtetas i cili është dërguar në spitalin e Elbasanit.

Në aksident është përfshirë mjeti Mercedez Benz A Class i cili ka rënë ne kanal, një Opel Astra dhe një Mercedes Benz C Class.

Mendohet se shkak i aksidentit ka qenë moti me lagështirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu