Emily Jones, vogëlushja 7-vjeçare britanike, u vra në parkun Queen’s Park në Bolton më 22 mars të këtij viti nga një 30-vjeçare shqiptare Eltiona Skana. Shqiptarja është gjykuar për disa muaj nga Gjykata, por dy ditë më parë, ajo u shpall e pafajshme për vrasje me dashje, kjo për shkak se Skana ka probleme të shëndetit mendor. Shqiptarja do të gjykohet tashmë për vrasje nga pakujdesia në një datë të mëvonshme. Gjykata e Manchester Minshull Street gjatë seancave të shtatë ditëve, diskutoi sesi Emily u vra nga Skana teksa fëmija po ecte në park.
Fëmija po shkonte të takonte nënën e saj, kur e akuzuara u ngrit nga një stol i parkut dhe e kapi për t’i prerë fytin me një thikë artizanale, të cilën e kishte blerë po atë mëngjes. Së fundmi është publikuar edhe fotoja e shqiptares. Pas kaq muajsh e akuzuar The Sun ka bërë publike profilin e Eltiona Skanës.