Zbardhet e vërteta e breshërive të gjata me armë zjarri në Elbasan.
Gjatë mesditës së sotme në periferi të këtij qyteti u dëgjuan breshëri të gjata me armë zjarri dhe ky fakt shkaktoi shqetësim tek qytetarët. Kjo dëshmohet edhe nga komentet e shumta të qytetarëve në facebook pas publikimit të lajmit.
Paraprakisht u dyshua për të shtëna automatiku, tip kallashnikov duke e lidhur vetiu me ngjarjet e fundit në Elbasan.
Pas shqetësimit të banorëve për shkak të ngjarjeve të rënda gjatë kohëve të fundit në qytet si edhe raportimit në media ka reaguar edhe policia, e cila bën me dije se të shtënat kanë ardhur nga poligoni i qitjes pranë zonës së Mengëlit.
Ish Baza e Armatës në Elbasan është ndër të paktat reparte funksionale në këto kohë. Infoelbasani.com