E trishtë/ Babai nuk do të ndahet nga trupi i pajetë i Klodian Rashës

0

Trupi i 25-vjeçarit, Klodian Rashës, të vrarë nga efektivi i policisë është përcjellur rreth orës 11:00 drejt banesës së fundit. Momenti i trishtë, siç shihet edhe nga fotoja, është moment kur babi I Klodianit nuk dëshiron të ndahet nga trupi I pajetë I të birit.
Klodian Rasha u qëllua nga efektivi i policisë dhe gjeti vdekjen e menjëhershme, pasi nuk iu bind urdhrit të tij për të ndaluar, ndërsa kishte shkelur orën policore.
I riu u qëllua për vdekje në rrugën “Dritan Hoxha”, ndërsa mori dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull. Uniformat blu thanë se i riu është qëlluar pasi nuk i është bindur urdhrit dhe ka kanosur me sende te forta policin.
Ndërkohë, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat konstatoi se efektivi i policisë ka thyer ligjin për përdorimin e armëve. Veprimi i tij duke qëlluar me pistoletë në kokë dhe shpatull 25 vjeçarin nuk ka qenë në proporcion me rrezikun që ka pasur.
Nga ana tjetër, familjarët kanë deklaruar se Klodiani nuk ka qenë i armatosur, duke hedhur poshtë pretendimin policisë. Të njëjtën gjë pretendojë edhe shokët e tij, të cilët thanë sot për mediat se nuk ka pasur kurrë armë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu