E trishtë/ Covidi i merr jetën pedagogut të njohur të mjekësisë, mbyll sytë te “Shefqet Ndroqi” pas disa ditësh betejë me virusin
Prof. Dr Selim Luku, një prej pedagogëve më afatgjatë në Universitetin e Bujqësor të Tiranës në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, si pasojë e infektimit me Covid-19.
Luku Është autor i një sërë tekstesh si ai i Histologjisë, Anatomisë, Fiziologjisë, Atlaseve të Anatomisë, artikujve shkencorë brenda dhe jashtë vendit, monografi si dhe broshura në drejtimin e Mjekësisë Veterinare. Në saj të këtij zhvillimi professional, Prof. Selim Luku ishte ndoshta një nga pedagogët më afatgjatë në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, duke vazhduar të shkojë në auditoret e Fakultetit edhe shumë vite pas daljes në pension.
Madje, pas daljes në pension pati një rendiment të lartë në prodhimin e librave të fushës së tij, si për të treguar se për intelektualin e vërtetë dalja në pension ska asnjë herë kuptim.