Tërmeti i fuqishëm godet. Ja ku ishte epiqendra

0

Një tërmet me madhësi 4.9 ballë i shkallës Rihter ka rënë në ishullin grek Kretë.
Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti e kishte epiqendrën në verilindje të Sitisë.

Thellësia e tij ishte 20.5 km, ndërsa ndodhi në 50 km nga bregu lindor i ishullit kryesor në Detin Karpate.

Lëkundjet u ndjenë gjithashtu edhe në Kassos, Karpathos dhe Rodhos, por edhe në ishujt e tjerë të Egjeut lindor.

Ende nuk bëhet e ditur nëse ka dëmtime si pasojë e lëkundjeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu