LAJM I FUNDIT/ Djali 7-vjeç vret babain polic

0

Një djalë 7-vjeçar ka marrë jetën e babait të tij, punonjës i FNSH-së pasi e qëlloi me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Kopshtit Zoologjik, ku babai po luante bilardo dhe i mituri e vrau me armën e shërbimit.

Roland Bicerri është efektivi i FNSH-së që humbi jetën pasi i biri 7-vjecar e qëlloi me armën e shërbimit të tij.

Informacion paraprak: Më datë 20.12.2020, rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopështit Zoologjik, dyshohet se aksidentalisht nga djali i tij i mitur është plagosur punonjesi i policisë i FNSh-së, shtetasi R. B, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu