Autoritetet shqiptare janë përfshirë në një ekip ndërkombëtar hetimi për zbulimin e një rrjeti mashtruesish kompjuterikë, që sipas të dhënave të deleguara nga drejtësia austriake është faktuar se kanë përvetësuar mbi 504 mijë euro.
Burime të besueshme pranë prokurorisë u kanë thënë mediave kombëtare se në këtë skemë ka dyshime se është implikuar edhe një i ri shqiptar i moshës 28 vjeç, të dhënat e të cilit janë zbuluar nga gjurmimi në rrjet.
Hetuesit po kërkojnë hakerin shqiptar pas një sërë veprimesh të kryera nga bullgarët dhe gjermanët që referojnë se i riu shqiptar është përgjegjës për autorësinë e mashtrimit dhe se ai ka rol për pagimin e domainëve, ëebsite dhe infrastrukturës së IT.
Këto faqe interneti hiqen si crypto markete, dhe pasi fitojnë besueshmërinë e klientëve me valuta të kripura viktimat regjistroheshin nëpërmjet numrit të telefonit dhe duke dhënë identitetin e tij.
Qëllimi i grumbullimit te të dhënave sipas asaj që është faktuar deri më tani është se përdoruesit këmbejnë monedha të kriptuara si bitcoin dhe se pas çdo shkëmbimi atij i premtohen shuma më të mëdha.