Pas vizitës së babagjyshit të Vitit të Ri, duket se një azil pleqsh është kthyer në vatër infektimi pasi babagjyshi kishte qenë I infektuar me Covid-19.
Mediat vendase kanë raportuar se nga 170 që qëndrojnë në azil, 121 prej tyre janë infektuar, ndërkohë që 18 të tjetë kanë vdekur.
Ditën e djeshme, institucioni paralajmëroi se gjendja në shtëpinë e pleqve po vështirësohet pasi ka edhe mungesë të kujdestarëve. Kjo pasi në dy javët e fundit 36 punonjës rezultuan pozitiv me COVID.
Sipas Het Laatste Nieuws, qendra e kujdesit rezidencial ka kërkuar ndihmën e Kryqit të Kuq, Mbrojtjes dhe këshillit të qytetit për t’u marrë me mungesën e personelit. Hetimi i mëtejshëm duhet të zbulojë nëse vizita e Babagjyshit është shkaku i vetëm i shpërthimit të infeksionit.