Përmbyset autobusi me emigrantë, humbin jetën 20 prej tyre

0

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e ndërrimit të viteve në Algjeri.

Raportohet se një autobus i mbushur me emigrantë është përmbysur duke shkaktuar 20 viktima dhe 11 të plagosur.

Aksidenti ndodhi në provincën jugore të Tamanrasset dhe shumica e viktimave janë të kombësive të ndryshme afrikane, raporton APS, pa dhënë detaje të tjera.

Mes viktimave ishte edhe një shtetas alegjerian, raportoi portali algjerian i lajmeve Elkhabar.

Shkaqet e aksidentit të rëndë ende nuk dihen skatësisht.

Tamanrasset, e vendosur jo shumë larg kufijve me Mali dhe Niger dhe njihet si pikë kalimi për migrantët afrikanë që duan të shkojnë në Evropë.