Shqiptari qëllon dy marokenë në Itali

0

Mbrëmjen e kaluar dy persona u plagosën në Milano pas një sherri me një shqiptar. Bëhet fjalë për plagosjen e dy burrave të moshës 33 dhe 39, të dy marokenë, ngjarje e cila ndodhi rreth orës 1 të mëngjesit në Via Gigante, një lagje multi-etnike që ka qenë në qendër të lajmeve disa herë. Gjatë një grindjeje për larje hesapesh dy Afrikanët e Veriut u plagosën me armë zjarri nga një shqiptar i cili është shpallur në kërkim tani nga policia.

Njëri njëri nga dy të plagosurit ka një plumb në kokë, dhe është në gjendje të rëndë në Poliklinikë ku iu nënshtrua operacionit. Tjetri u godit në kofshë dhe u dërgua në spitalin Niguarda.

Burimi:ilgiorno.it.joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu