Shembet rruga që lidh disa fshatra me qytetin e Librazhdit

0

 

Shembet rruga që lidh disa fshatra me qytetin e Librazhdit.

Masive të mëdha gurësh dhe inertesh kanë bllokuar rrugën që lidh fshatrat Gurëshpatë, Vila, Qafë Dardhë më bashkinë Librazhd dhe Njësinë Administrative Polis.

Ndërsa për kalimin e mjeteve është hapur një rrugë dytësore.
Nga fotot duket se si masive të mëdha shkëmbore kanë rënë rrugë duke e bërë të pakalueshme.

Një banor shprehet se situata duhet të ishte menaxhuar më parë, para se të ndodhin përmbytjet.