Shefja e Infektivit Najada Çomo është e para që vaksinohet në Shqipëri me dozën anti-Covid-19.
Në orën 15:10 të ditës së sotme në ambientet e stadiumit “Air Albania” Çomo mori vaksinën kundër Covid-19.
Personi i dytë që u vaksina ishte kryeministri Edi Rama.
Pas kryeministrit u vaksinua mjeku i infeksionit Pëllumb Pipero. Bluzat e bardha janë ata që do marrin vaksinën, ndërkohë më herët sot Rama deklaroi se do ta bënte sot vaksinën anticovid, jashtë radhe në shenjë sensibilizimi për të gjithë skeptikët.
