E para në Shqipëri, vaksinohet shefja e Infektivit dhe më pas kryeministri Edi Rama

0

Shefja e Infektivit Najada Çomo është e para që vaksinohet në Shqipëri me dozën anti-Covid-19.

Në orën 15:10 të ditës së sotme në ambientet e stadiumit “Air Albania” Çomo mori vaksinën kundër Covid-19.

Personi i dytë që u vaksina ishte kryeministri Edi Rama.

Pas kryeministrit u vaksinua mjeku i infeksionit Pëllumb Pipero. Bluzat e bardha janë ata që do marrin vaksinën, ndërkohë më herët sot Rama deklaroi se do ta bënte sot vaksinën anticovid, jashtë radhe në shenjë sensibilizimi për të gjithë skeptikët.