SHBA rikthen dënimin me vdekje: Për herë të parë pas 7 dekadash ekzekutohet gruaja e parë

0

Për herë të parë pas gati 7 dekadash, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer ekzekutimin e parë të një gruaje të dënuar me vdekje.

52 vjeçarja, Lisa Montgomery u ekzekutua përmes një injeksioni vdekjeprurës në shtetin e Indianas, më 13 janar.

Montgomery, u dënua në vitin 2007 në shtetin e Misurit për rrëmbimin dhe mbytjen e një gruaje tjetër që ishte tetë muaj shtatzënë në atë kohë.

Por akti është dënuar nga ekipi ligjor i Montgomery, i cili pretendonte se ajo vuante nga sëmundje mendore.

Avokatja Kelley Henry, u shpreh pas ekzekutimit: “Dëshira për gjak e një administrate të dështuar është shfaqur e plotë sonte. Të gjithë ata që morën pjesë në ekzekutimin e Lisa Montgomery duhet të ndiejnë turp”.

Ekzekutimi shënoi herën e parë që qeveria amerikane zbatoi dënimin me vdekje për një të burgosur femër që nga viti 1953.

Ekzekutimet federale në Shtetet e Bashkuara ishin ndaluar për 17 vjet përpara se presidenti në largim, Donald Trump, vitin e kaluar të urdhërojë rifillimin e tyre.

Vetëm vitin e kaluar, qeveria amerikane ekzekutoi 10 persona.

Ndërkohë pritet që Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, i cili do të inaugurohet më 20 janar, të ndërpresë ekzekutimet federale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu