Ermal Mamaqi, pas kritikave të shumta që ka marrë për thyerjen e masave anti-Covid, është tërhequr dhe ka kërkuar ndjesë publike për shqetësimin e krijuar.
Mamaqi thekson se trajnimi i bërë prej tij në ambientet e një salle kinemaje në kryeqytet, doli nga parashikimet pasi kishin shkuar më shumë persona nga sa ishin planifikuar. Kjo sipas tij bëri që të mos respektohej masa e distancimit social.
Postimi i plotë: Miq të dashur, ju kërkoj ndjesë për shqetësimin që ju është krijuar nga fotoja e aktivitetit.
Më lejoni tju sqaroj që Trajnimi Mendo Ndrysho pritej të bëhej nga një grup i vogël njerëzish, kryesisht stafi ynë, duke respektuar masat e Covidit.
Por ndodhi që në trajnim erdhën më shumë nga çfarë ishte planifikuar dhe e kishim të vështirë të mos ti pranonim brenda…
Sidoqoftë edhe pse u munduam të kishim një distancë si ajo që është në kinematë që vazhdojnë aktivitetin, marr përgjegjësi të plotë për rastin që nuk duhet të ndodhte.
E di që situata që po kalon i gjithë planeti është shumë sfiduese.
Por pikërisht kjo situatë më ka shtyrë të bëj këtë që po bëj tani. Të ndaj me ju mësime që i kam mësuar nga më të mirët dhe i kam aplikuar në jetën time.
Ajo që ndodh në këto trajnime është e mrekullueshme, njerzit janë më të motivuar për jetën, punën dhe të ardhmen. A nuk është kjo ajo që duam?
Më falni Miq që nuk jam modest, por nuk mund ta mbaj vetëm për vete diçka që e di me siguri se tranformon jetën tuaj dhe e bën atë më të bukur dhe me vlerë.
Ju falenderoj për mirëkuptimin dhe ju sqaroj përsëri që dëndësia e njerëzve në sallë nuk ishte më e madhe se ajo që është në autobus, Korçë ose kur kanë oferta qëndrat trengtare.
Ju uroj të gjithëve që të jeni mirë bashkë me familjet tuaja!
Deri në rikthimin e normalitetit trajnimet do të jenë të gjitha online.