Punonte në një stan me bagëti, zhduket në rrethana të paqarta 56-vjeçari

0

Spiro Gjeka, 56 vjeç nga fshati Mujalli në Fier është zhdukur në rrethana ende  të paqarta një javë më parë.

Kontaktet e fundit me familjarët Gjeka i ka patur të hënën e kaluar dhe sipas motrës së tij, Marije Sukulli, ai kishte shkuar të punonte në Ndërnenas të Libofshës në një stan me bagëti. Vetëm një ditë më pas 56-vjeçari u zhduk pa lënë gjurmë. Motra e Gjekës apelon për ndihmë.

Kishte veshur rrobat e punës, kishte mbyllur dhe derën. Telefonin e kishte marrë me vete. U bënë 7 ditë. Duhet kërkuar gjithandej”, tregon e motra.

Mësohet se 56-vjeçari ishte punëtor i thjeshtë dhe nuk kishte konflikte me askënd. Pas zhdukjes, të afërm dhe banorë të zonës kanë bërë kërkime ku kanë mundur, nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të Gjekës. Edhe nga ana e bluve kanë nisur hetimet,  por ende nuk ka një pistë për gjetjen e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu