Dy mjete janë përfshirë nga flakët në një garazh në zonën e Paskuqanit në Tiranë, i cili është në pronësi të shtetasit E.H. Në njoftimin paraprak të Policisë thuhet se kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale, e megjithatë hetimet janë duke vijuar nga ana e grupit që ka mbërritur në vendngjarje.
“Më datë 15.02.2021, rreth orës 02:50, në rrugën “Azem Galica”, në Paskuqan, ka rënë zjarr në garazhdin në pronësi të shetasit E. H., ku për pasojë janë përfshirë nga flakët dhe 2 mjete të cilat ishin të parkuara aty.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku aktualisht dyshohet se është ngjarje aksidentale”, njofton Policia e Tiranës.