Situata kritike nga moti, mblidhet sërish shtabi emergjencave civile në Elbasan. Ja problematika

0

Situata prej reshjeve të dëborës dhe ngricave vijon të jetë problematike në qarkun e Elbasanit. Në akset nacionale lëvizet vetëm me zinxhirë ndërsa sot në drejtim te Tiranës nuk është lejuar lëvizja për shkak të një problemi në tunel. Kjo situatë ka çuar prefektin e qarkut Klevis Xhoxhi të mbledhë për të dytën ditë me radhë shtabin e emergjencave civile.

Kjo situatë ka gjetur të papërgatitur bashkinë Elbasan, e cila nuk ka mundur të hapë rrugët e fshatrave. Rezulton i bllokuar aksi Gjinar- Zavaline , fshatrat e njësisë adminsitrative Funar si dhe ka probleme serioze në Laninot- Fushe- Qafë si dhe Guri i Zi.

Në raportimin e tij kryebashkiaku i Elbasanit e vuri theksin te problemet me ujin e pijshëm dhe energjinë elektrike si dhe sasinë e kripës së përdorur për t’i bërë të kalueshme rrugët në qytet dhe skorjen e perdorur ne fshatra.

Perfaqesuesi i OSHEE pranoi fluksin e larte te defekteve ne qark, duke theksuar se te pakten 4000 abonente jane ne erresire. Nënstacioni i paraburgimit ne Bradashesh ka pas probleme por pa ndërprerje energjie elektrike.

Per sektorin e kujdesit shendetesor, rastet emergjente jane derguar ne kohe ne spital, ndersa policia thote se eshte duke monitoruar situaten e krijuar ne Qafe Thane, ku ne kete te fundit levizet vetem me zinxhire dhe goma dimerore, ndersa cdo mjet tjeter eshte i destinuar te mbetet i bllokuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu