Artisja ka punuar për të arritur rezultatin final prej 1 viti e 4 muajsh me shumë përkushtim dhe pasion.
“1 vit përgatitje, 4 muaj për të krijuar mbi 120,000 fletëpalosje origami, 13 orë punë intensive me gjithë ekipin për të krijuar Mozaikun më të Madh Origami më Flamurin e Republikës së Kosovës dhe për të vendosur një rekord të ri botëror”, ka thënë ajo.
Lidhur me rekordin e ri Guinness, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka shkruar edhe kryetari i komunës Skënderaj, Bekim Jashari.
“Artistët tonë, me veprat e tyre madhështore janë ambasadorë të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare. Përkrahja ime si kryetar komune për artistët dhe të rinjtë tonë nuk do të mungoj asnjëherë”, shkruan ai.
Kjo nuk është hera e parë që artisja kosovare në fjale thyen një rekord Guiness pasi më parë, ne vitin 2018 ajo ka krijuar lulen më të madhe në botë të punuar nga letra origami.