“Edhe unë personalitet jam. Veteran i Luftës”. 91-vjeçari shkon ‘pa ftuar’ në Air Albania: Dua të vaksinohem

0

 

Ditën e sotme në stadiumin Air Albania pritet të nis vaksinimi i atyre që kryeministri Rama i cilësoi si personalitete. Por përpara se të nisë vaksinimi i tyre është kapur një episod i pazakontë, ku një qytetar 91-vjeçar shihet në portën e stadiumit dhe kërkon që të hyjë brenda për të bërë injektim.

Teksa tenton të hyjë në qendrën e vaksinimit has në barrierën e rojeve të sigurisë të cilët nuk e lejojnë të hyj pavarësisht se u prezanton kartën e veteranit.

Gazetarja: Sa vjeç jeni ju?

Qytetari: Jam 91-vjeç

Gazetarja: Për çfarë keni ardhu ju zotëri?

Qytetari: Kam ardhur për të bërë vaksinën.

Gazetarja: Nuk ju ka lajmëruar njeri për ta bërë?

Qytetari: Jo, jo!

Gazetarja: Është thënë që do vaksinohen personalitete sot?

Qytetari: Edhe unë personalitet jam, jam veteran i luftës.

Burimi: Faxweb

blob:https://www.facebook.com/113a1e8b-0778-4225-91e2-918e2e79dc69

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu