Tragjike/ Ndërron jetë si pasojë e koronavirusit foshnja 37-ditëshe

0

Viktima më e re e koronavirusit në Greqi është një foshnjë një muajsh, e cila vdiq në Spitalin e Fëmijëve “Shën Sofia”.

Foshnja, e cila kishte vetëm 37 ditë jetë, ishte në një aparat respirator në spital, njoftojnë mediat greke.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit, në vendin fqinj vdiqën nga koronavirusi 39 njerëz , duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 6.797.

Numri i rasteve të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Greqi është rritur me 1.165, kështu që numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin korona në këtë vend është 206.281.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu