Vritet MACJA E EGËR në Elbasan, reagon Shoqata e Gjuetarëve

0

Një mace e egër e vrarë nga punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura në Cikallesh, Tregan të Elbasanit, ka ngjallur reagimin e ashpër të Federatës Kombëtare Shqiptare të Gjuetisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Federata e ka konsideruar të turpshme dhe kriminale një veprim të tillë, raporton newsbomb.al.

Ka qenë një foto që qarkullon në rrjetet sociale ku shkruhet për vrasjen e maces së egër me qëllim nga punonjësit e AKZM. Madje aludohet se me urdhër nga lart të gjithë punonjësit e zonave të mbrojtura duhet të vrasin dhelpra për monitorimin e sëmundjes së dhelprës së kuqe.

“Vitin e kaluar u vra aksidentalisht një punonjës i AKZM duke gjuajtur dhelpra natën në Elbasan. Kur Pazza Projekt kishte bashkëpunim me Federatën përmes shoqatave të gjuetarëve në 6 sezone me përfshirjen e mbi tre mijë gjuetarëve profesionistë, nuk ndodhi asnjë incident. Marrëzia dhe grykësia nuk kursen jo vetëm jetët e njerëzve, por edhe specieve të ndaluara rreptësisht me ligj. Dikush duhet të përgjigjet para drejtësisë”,- thuhet në postimin e Federatës së Gjuetarëve,

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu