Pas 20 vjetësh zhdukjeje, gjendet peshku “zombie”

0

Një peshk “zombie” i cili ishte zhdukur përreth 20 vjet më herët, është rizbuluar në një lumë në një nga qytetet e Victorias.

I vogël e me shumë ngjyra lloji i tij ishte deklaruar i zhdukur në vitin 1998 .Ky lloj peshku është gjetur në një lum afër Kreangut në vitin 2019 derisa autoritetet janë vënë në kërkim për të parë nëse ka edhe të tjerë.

Speciet e ujërave të ëmbla, të quajtur ‘peshk zombie’ nga Autoriteti i Menaxhimit të Pellgjeve Veriore të Victoria-s, tani do të shumohen përmes një programi të mbarështimit.

“Shumica e ekipit tonë tërë jetën janë marrë me zhdukjen e specieve të kërcënuara ose të rrezikuara, kështu që të kesh një mundësi për të dëshmuar të kundërtën është diçka e veçantë,” tha Adrian Martins nga Departamenti i Mjedisit, Tokës, Ujit dhe Planifikimit të Victoria-s. “Kjo është vërtetë e pabesueshme dhe gjetje e jashtëzakonshme”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu