Rama iu hakërrue komisionerëve që takuan Bashën, reagimi epik i Manjanit: Hahahaha, po kur bën sikur ka punë të brendshme!? Hapu dhé…!

0

Rama iu hakërrue komisionerëve që takuan Bashën, reagimi epik i Manjanit: Hahahaha, po kur bën sikur ka punë të brendshme!? Hapu dhé…!

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas revoltës së kryeministrit Edi Rama me eurokomisionerët që dolën në konferenca online me Lulzim Bashën, të cilët i akuzoi për ndërhyrje në punë e brendshme.

Pasi qesh me të madhe, Manjani përmend të gjitha rastet kur vetë Rama ka ndërhyrë në punët e shteteve të tjera, ku padyshim në krye të listës do të qëndrojë përherë deklarata e tij se Donald Trump ishte një turp për njerëzimin.

Postimi i Manjanit:

Hahahahahahahahahahahaahahahahhaha… Cilido i huaj që nuk flet me ose për Ramën, quhet se “fut hundët në çështjet e brendshme”. Hahahahahahahahahahahahahahahahahahaha…

Ndërkohë nuk mund të harrohen:

Edi Rama njihet si “gruaja e Bilalit” pikërisht se ndërhyri në zgjedhjet e një vendi tjetër. Pagoi paratë dmth.
Doli te Zëri i Amerikës në mes të fushatës presidenciale dhe shpalli Trump “turp i njerëzimit”.
Ka filluar e po vijon fushatën Elektorale me Erdogabin në krahë, mendje e zemër. Sa herë e merr malli për të, shkon në Fier te spitali (stalla) e Erdos.
Sapo ka dalë nga një takim me Presidentin e Francës. Pavarësisht se nuk tregon të vërtetën se përse u thirr atje, në mes të fushatës quhet takim elektoral.
Ambasadorja e SHBA në Tiranë është prezente mediatikisht në evente politike dhe elektorale. Etj, etj….
Por ama fajin e ka Basha dhe të huajt që flasin me të!! Këta të fundit janë ndërhyrës në punët e brëndshme! Po kur bën sikur ka punë të brendshme!? Hapu dhé…!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu