‘Populli do tregohet i mençur’, Manastirliu rendit tre arsyet pse PS- ja e kryesuar nga Rama do fitojë me 25 Prill

0

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është shprehur pasditen e sotme, gjatë prezantimit të kandidatëve në qarkun e Tiranës, se më 25 Prill, socialistët do e rinovojnë kontratën me shqiptarët për një tjetër mandat qeverisë.

Manastirliu u shpreh se PS ka treguar që di të jetë në lartësinë e detyrës gjatë tërmetit dhe pandemisë.

“Jam e bindur që sot më shumë se kurrë, populli do të jetë i mençur në vlerësim dhe gjykim për të vlerësuar më 25 Prill PS. Kjo votë do bëjë njëherë ndarjen mes dy botëve, ndërtimit dhe shkatërrimit, regresit dhe progresit. Jam e bindur që ashtu siç i kemi qëndruar sfidave më të mëdha si tërmeti dhe pandemia, tregoi që ne qëndruam në lartësinë e detyrës.

Sikurse e kemi menaxhuar dhe vijojmë ta menaxhojmë çdo ditë këtë sfidë të pandemisë përmes një ekipi fantastik të mjekëve dhe infermierëve, Jam krenare që Najada si simbol i kësaj lufte është këtu si zë i atyre që luftuan në frontin e parë për të shpëtuar jetë njerëzish.

Jam e bindur që ne në datë 25 do e rinovojmë kontratën me shqiptarët sepse bëjmë atë që themi dhe fjalën e kthejmë në vepra. Ne do t’ia dalim të jemi skuadra fituese dhe lokomotiva që do të drejtojë”, tha Manastirliu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu