Aksidentohen dy automjete,lëndohen dy persona

0

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në Tiranë.  Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa kanë mbetur të lënduar dy persona.

Ngjarja ka ndodhur në unazë, pranë kopshtit zoologjik. Siç shihet nga pamjet përplasja ka qenë e fortë, pasi njëra nga makinat është përmbysur në autostradë.

Ndërkaq, të lënduarit kanë marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.