Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar ditën e sotme fletën e votimit që do të përdoret në zgjedhjet e 25 prillit.
Fleta e votimit do të jetë me emrat e kandidatëve të secilit subjekt, ndërkohë që do të jetë e ndryshme për të 12 qarqet.
Gjithashtu KQZ ka hedhur poshtë kërkesën e PS-së për të miratuar fletën e votimit vetëm me numra.