Don Xhoni ka paralajmëruar prej javësh se së shpejti do të vijë me një projekt të ri muzikor, që pritet të thyejë rrjetin. Para disa ditësh ai zbuloi se kënga e re, që do të mbajë titullin “Maffia” do të publikohet në datë 8 prill.
Kujtojmë se freestyle i reperit, “Make a posë”, tejkaloi çdo pritshmëri. Don Xhoni spikati në emisionin “Gjoni Black” të Meriton Mjekiqit me këngën e tij që u bë mjaft virale në rrjet duke kaluar kështu edhe kufijtë. Në TikTok u krijua një trend me këtë “freestyle”, ku persona të ndryshëm anë e kënd botës publikonin video ku hapnin sfida me kërcimin e Don Xhonit.
Vetëm prej këtij fakti, kënga ka kaluar mbi 34 milionë klikime në Youtube, duke u kthyer në një nga performancat më të pëlqyera në “Gjoni Black”.