Mbappe: Champions League është diçka tjetër, Kupën e Botës nuk e shijova shumë

0

Kylian Mbappe ka dhënë një intervistë të gjatë së fundmi për RMC dhe ka folur për disa gjëra të rëndësishme për karrierën e tij. Sulmuesit ende i mungon një Champions League në palmaresin e tij, ndryshe nga ç’ndodh me Kupën e Botës. Mbappe tregon domethënien e këtyre trofeve për të.

“Champions League ka vend shumë të rëndësishëm. Sa i përket Kupës së Botës, fakti që e kam fituar kaq herët nuk më bën ta kuptoj plotësisht domethënien e saj. Ndoshta nëse kam shansin ta fitoj në të 30-at, do të përjetoj emocione më të forta dhe do përfaqësojë diçka më të madhe për mua.

Nuk vuajta për t’u bërë kampion bote, e fitova menjëherë, në pjesëmarrjen time të parë. Champions League është tjetër gjë sepse unë jam përballur me humbje e vuajtje. Është gjë tjetër”, u shpreh Mbappe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu