Aksident në seri/ Përplasen 3 automjete në aksin Elbasan-Metalurgji

0

Një aksident në të cilin janë përplasur 3 automjete ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Metalurgji.

Për pasojë ka mbetur e plagosur një grua, e cila ishte pasagjere në një nga automjetet dhe është dërguar në spitalin e Elbasanit për ndihmën e parë.

Raportohet se personi i lënduar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen procedurat e nevojshme për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu