
I gjendur në panik nga logjika e argumenteve të opozitës, Rama është hedhur në kundërsulm me çdo truk të mundshëm.Ne deklaratën e ditës së sotme ai u shpreh se kërkohet një mandat i tretë si dhe për një zhvillim të bizneseve të vogla.
” Të kontribuojmë për të dalë sa më parë nga ky tunel me vaksinim dhe distancim. Disa ditë para zgjedhjeve flitet sikur jemi në një kohë normale,me receta magjike që i kanë në xhep.” tha Rama
“Ne flasim sot për domosdoshmërinë e mandatit të tretë,por për arsye të mirënjohura ne vijojmë nga një mandat,me dy fatkeqësi.Mandati i tretë është mandati i dytë për shkak të Covid-19 dhe tërmetit të 26 nëntorit.”
Për ta mbyllur deklaratën Rama tha për bizneset e vogla se janë në ditët e tyre më të mira,ndonëse kushtet apo mbështetja nuk është dhe aq e madhe.Janë në pritje të zhvillimit e përmirësimit.