Noizy dhe Meritoni nuk ndalen, ‘lufta’ mes tyre fillon sërish

0

Ndërsa dukej se gjërat ishin qetësuar, Noizy dhe Meriton Mjekiqi janë përplasur sërish në rrjete sociale. Benzinë i hodhi zjarrit dhe kënga më e fundit e Varrosit, një diss ndaj disa reperëve, ku ndër rreshta përmendet dhe moderatori. “E ti dordolec, mbas koke meriton çekicin”, thotë Varrosi në këngë.

Meritoni ka bërë me dije se së shpejti do të ketë të ftuar në emisionin e tij, reperin Escobars, me të cilin Noizy ka patur miqësi. Përveç kësaj, moderatori ka hedhur kunja ndaj Noizy-t përmes disa postimeve në Instagram.

“Një njeri që i thotë vetes mbret nuk ka qenë kurrë në luftë. Një njeri që artistët e rinj i ngacmon dhe mundohet t’i ul edhe merret me ta është vetëm inati se gjynah më vjen prej teje që ke bërë diss artistëve sapo kanë filluar karrierën e tyre. Kështu ke vepruar edhe në kohën tënde kur ke qenë i ri si këta me siguri ke harruar, por pa merak krejt do dalin me projekte se kështu e do ti.”, thotë ndër të tjera ai.

Noizy i është përgjigjur duke thënë se mund t’ju kërkojë fansave t’i rrahin si staf. “Në fakt i bjer me rreh krejt veten tuaj ju, se ju jeni krejt fansat e mi”, ka shkruar Noizy. Ndërkohë, Meritoni ka vijuar më tej duke thënë se reperi e ka kuptuar se e vërteta po del në shesh, dhe se çfarë ka bërë ai për shokët e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu