Balla në Gracen : Ju duhet dikush që i dëgjohet zëri në Parlament

0

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Elbasanin, Taulant Balla u ndal edhe në fshatin Gracen ku zhvilloi një takim me banorët e zonës.

Balla në hyrje të fjalës përmendi investimin më të fundit që është bërë në qendrën shëndetësore të Gracenit, për të cilën tha që është një qendër model.

“Ne do të vazhdojmë vaksinimin në këtë qendër. Dua që të gjithë banorët e Gracenit të vaksinohen, ata mbi 70-vjeç menjëherë, pastaj brenda 10-ditësh ata mbi 65-vjeç. Nuk duhet të kemi asnjë ta pavaksinuar në Gracen”, tha Balla.

Numri dy i PS kritikoi edhe opozitën, e cila nuk respekton masat antiCovid gjatë takimeve me banorët.

“Shqipëria ka dy beteja, një të Edi Ramës për vaksinim dhe një të Lulzim Bashës për të shpërndarë Covidin. Kur ligji thotë që takimet mund te zhvillohen por duke respektuar distancën, duke mbajtur maskën, pse nuk e mban maskën një anëtar i PD?”, tha Balla.

Ai shtoi më tej gjatë fjalës së tij se timoni nuk mund t’i lihet Lulit sepse këtë të fundit e zë gjumi ne timon.

“Në këto kohë të vështira na duhet një kryeministër i fortë që në këto situata të vështira e nxjerrë vendin nga vështirësia. Ju duhet dikush që i dëgjohet zëri në Parlament”, tha Balla.

Në fund të fjalës së tij kreu i Grupit Parlamentar të PS u shpreh i bindur se Partia Socialiste do t’i fitojë zgjedhjet dhe do krijojë një diferencë në Elbasan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu