Humb ndjenjat qytetari përpara spitalit Infektiv, Covid 1

0

Edhe pse para Spitalit Infektiv ose Covid 1 situata duket e qetë, sërish nuk mungojnë familjarët dhe të afërmit që presin një përgjigje për të shtruarit.

Meraku, pritjet e gjata dhe rritja e temperaturave ka bërë që njëri prej tyre sot të humbiste ndjenjat.

Fillimisht ndërhynë personat e tjerë që ishin aty pranë, ndërsa më pas doli një staf nga Infektivi.

Pasi e hipën mbi një karrocë me rrota, personi në fjalë u shoqërua në ambientet e brendshme të Covid-1.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu