Gjonaj mbledhje urgjente me drejtuesit e burgjeve: Nuk do të lejoj fushatat që ‘të na mbyllë njërin sy’ e njërin vesh’…

0

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka mbledhur në një takim urgjent drejtorët e çdo burgu dhe IEVP-je të sistemit të burgjeve në vend. Në këtë takim me dyer të mbyllura, Ministrja Gjonaj ka marrë nën analizë të gjithë veprimtarinë e secilës IEVP dhe ka komunikuar drejtpërdrejt me titullarët duke kërkuar gatishmëri të shtuar dhe rritje maksimale të masave të sigurisë në burgje.

 

Ministrja e Drejtësisë mblodhi të gjithë drejtorët e burgjeve për t’i porositur që edhe pse ndodhemi në fushatë elektorale, fokusi i garantimit të sigurisë është maksimal.Ministrja e Drejtësisë  ka kërkuar gatishmëri të shtuar dhe rritje maksimale të masave të sigurisë në burgje.

Ministrja e Drejtësisë u tregua e prerë edhe mbi situatën e lejeve të veçanta duke theksuar faktin që janë të pezullara tashmë prej më shumë se një viti, dhe kjo duhet të  respektohet edhe gjatë kësaj periudhe deri në një urdhër të dytë.

Gjonaj është shprehur se detyra e vetme e drejtorëve të burgjeve është çështja e sigurisë në institucione.Gjithashtu Gjonaj ka kërkuar gatishmëri të shtuar dhe rritje maksimale të masave të sigurisë në burgje.

Një nga porositë e tjera në takim ishte marrja e masave per ndalimin dhe kapjen e sendeve ndaluara ne institucion,sidomos celularët dhe lëndët narkotike apo sende të tjera që mundet të sjellin një rrezik për pjesën e sigurisë në institucione.

Ministrja e Drejtësisë gjithashtu risolli në vëmendje respektimin maksimal të protokolleve anticovid dhe se nuk do të tolerojë asnjë infektim në grup të të dënuarve pasi kjo do të thotë që masat anticovid nuk po respektohen. Ajo theksoi se në një vit pandemi, administrimi i situatës anticovid në burgje ka qenë një histori suksesi dhe se nuk do të lejojë askënd të njollosë këtë histori, sidomos tani kur kemi dritë në fund të tunelit të pandemisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu