Vijon operacioni i shpëtimit për gjetjen e dhjetra personave të zhdukur nga përmbytjet në Indonezi.
Si pasojë e stuhive ciklonare dhe rrëshqitjeve të dheut deri më tani kanë humbur jetën 160 persona dhe 70 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
“Katastrofat u shkaktuan nga stuhia tropikale që goditi provincën lindore të Nusa-Tengas. Në raportimet e para të mëngjesit të 4 prillit, mësuam se disa zona u prekën veçanërisht nga stuhia, rrebeshet dhe dallgët deri 6 m të larta”, thanë autoritet.
Stuhia dhe rrëshqitjet e dheut rrafshuan një fshat duke e bërë të pabanueshëm, teksa dhjetra persona u gjetën nën baltë.
Një ndër problemet kryesore dhe sfidat më të mëdha për autoritetet mbetet strehimi I personave të prekur të cilët rrezikohen edhe nga pandemia e Covid-19.