Një 63 vjeçar francez vdiq muajin e kaluar nga një trombozë pasi mori vaksinën AstraZeneca .
Familjarët e 63 vjeçarit kanë ngritur padi kundrejt një personi të panjohur për “vrasje pa dashje”.
Lajmin për padinë e konfirmoi Prokurori i Shtetit francez, Veronique Denizot duke bërë kështu shënimin e rastit të parë të një proçesi gjyqësor të ngritur ndaj prodhuesve të vaksinën AstraZeneca në këtë shtet.
Pas rastit të 63 vjeçarit ka ardhur edhe një padi tjetër për vdekjen e një 38 vjeçareje e cila po ashtu pati komplikacione pas vaksinimit.
Familjarët e 63 vjeçarit kanë thënë se ishin të bindur që vdekja e të afërmit të tyre është shkaktuar nga vaksina AstraZeneca dhe se kanë pritur që pasojat që kjo vaksinë mund të ketë të bëheshin të ditura nga Rregullatori i Barnave.