Një ngjarje pazakontë ka ndodhur në Kinën Jugore, ku një grua zbuloi se djali i saj po martohej me vajzën që e kishte humbur disa vite më parë.
Gruaja kishte arritur të identifikonte vajzën pasi ajo kishte një shenjë në dorë që nga lindja. Pasi pa shenjën gruaja pyeti familjen e nuses nëse vajza ishte e birësuar.
Pasi shjeguan historinë, u zbulua se vajza ishte e birësuar. Mësohet se vajza u mor nga prindërit birësues në rrugë rreth 20 vjet më parë.
Por dasma nuk u prish pasi vajza ishte e birësuar, por edhe djali që po martohej ishte i birësuar dhe të rinjtë që do lidhnin dashurinë nuk ishin gjak.