Ylli Manjani publikon foton e vaksinës së skaduar

0

 

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një postim në rrjetin e tij social, ka publikuar një foto që i është dëguar nga qendra e vaksinimit në Vlorë. Fotoja e publikuar tregon se vaksina është e skaduar që në datën 6 Prill.

Manjani u ka bërë thirrje, gazetarëve dhe prokurorit të Vlorës që t’a verifikojnë këtë gjë, duke e konsideruar injektimin e kësaj vaksine tepër të rrezikshëm.

”Nëse është kështu, siç tregon foto, vaksina është qartësisht e skaduar. Injektimi i kësaj vaksine në trup është minimalisht i paefektshëm, maksimalisht i rrezikshëm. I lutem cilitdo gazetar ta verifikojë këtë gjë.

Njëkohësisht prokurorit të Vlorës, i lutem ta verifikojë këtë gjë”– shkruan Manjani.

Gjithashtu Manjani u ka bërë thirrje të gjithë institucioneve publike që të kryejnë verifikimet e nevojshme, të ndalojë këtë poshtërsi dhe të ndëshkojnë personat përgjegjës.

”Pavarësisht skepticizmit tim personal mbi vaksinën, lutem të mos jetë e vërtetë që njerëzve u injektojnë vaksina të skaduara! Po institucionet publike duhet të marrin përgjegjësinë ligjore ta verifikojnë e nëse del e vërtetë ta ndalojnë këtë poshtërsi e të ndëshkojnë përgjegjësit”- përfundoi ai.

Postimi i Plotë

Dikush sapo më solli këtë foto, që më përshkruan se është bërë sot tek qendra e vaksinimit në Vlorë.

Nëse është kështu, siç tregon foto, vaksina është qartësisht e skaduar. Injektimi i kësaj vaksine në trup është minimalisht i paefektshëm, maksimalisht i rrezikshëm.

I lutem cilitdo gazetar ta verifikojë këtë gjë.

Njëkohësisht prokurorit të Vlorës, i lutem ta verifikojë këtë gjë.

Pavarësisht skepticizmit tim personal mbi vaksinën, lutem të mos jetë e vërtetë që njerëzve u injektojnë vaksina të skaduara!

Po institucionet publike duhet të marrin përgjegjësinë ligjore ta verifikojnë e nëse del e vërtetë ta ndalojnë këtë poshtërsi e të ndëshkojnë përgjegjësit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu