Sulm me armë, 8 të vrarë e shumë të plagosur

0

 

8 persona kanë humbur jetën nga një sulm me armë në Indianapolis në SHBA, ndërsa të paktën 4 të tjerë janë dërguar në spital në gjendje kritike për jetën.

Sipas Policisë së Indianapolis të paktën 8 njerëz u qëlluan dhe u vranë në një strukturë të FedEx pranë aeroportit ndërsa shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Vrasësi i dyshuar gjithashtu vdiq nga një plagë e shkaktuar me armë zjarri, tha zëdhënësi i Departamentit të Policisë Metropolitane në Indianapolis Genae Cook gjatë një konference shtypi herët në mëngjes,

Nga policia nuk pati asnjë të lënduar.

Ende nuk dihen shkaqet e sulmit me armë që kohët e fundit janë shtuar së tepërmi në SHBA me presidentin Joe Biden që ka theksuar nevojën rishikimin e ligjit për armët.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu