Grabitja me armë e argjendarisë, flet pronarja

0

Një tentativë për grabitje me armë ka ndodhur këtë paradite në Vlorë, e cila është vënë nën kontroll nga ana e Policisë.

Burime bëjnë me dije se tre persona të armatosur kanë tentuar që të grabisin një argjendari, por mbërritja në kohë e Policisë ka bërë që plani i tyre të dështojë.

Njëri prej personave me emrin Martin Kapllanaj është futur me një armë gjahu dhe ka kërcënuar shitësen në argjendari, ndërsa ka marrë një sasi bizhuterish prej aty. Kapllanaj u arrestua pak minuta më pas nga ana e Policisë, në pallatet pas argjendarisë. Pronarja e argjendarisë është shprehur se nuk e ka parë momentin kur ai ka hyrë në dyqan, pasi ka qemë e frikësuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu