Pa asnjë kontribut në PS, kush është kandidati që ka thyer herësin

0

 

Djali i ish-deputetit Aqif Rakipi, Ornaldo Rakipi ka mundur të thyej herësin e votave preferenciale duke siguruar një vend në parlamentin e ardhshëm të Shqipërisë përmes listës së Partisë Socialiste.

Rakipi ka arritur të mbledh 12241 vota preferenciale duke thyer herësin prej 12602 votash.

I riu pritet të marrë vendin e kandidatit me numrin më të vogël të votave në listen e PS-së, të cilin aktualisht nuk mund ta përcaktojmë pasi gara është ende e hapur.

Dy më të rrezikuarit për ta humbur mandatin e deputetit në Tiranë janë Fidel Ylli dhe Ervin Bushati. I renditur i 15-ti në Tiranë Ylli ka marrë deri më tani 1290 vota ndërsa Bushati 1838 vota.

Kujtojmë se ditën e djeshme ishte kandidati i Partisë Demokratike për Elbasanin Luçiano Boçi, ai i cili arriti të thyente herësin dhe të siguronte mandatin e deputetit.

Si rezultat i përllogaritjeve kandidati në vend të sigurt i cili nuk nuk merr mandatin e deputetit nga demokratët në Elbasan është Eugen Isaj.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu